ISI - International Studies Institute në partneritet me APPK - Agjensia e Përkrahjes së Punësimit Kosovë, me porosi nga Akademia Frankenwarte Würzburg në Gjermani u japin mundësinë e punësimit disa kandidatëve nga Shqipëria për vitin 2020/2021, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Perkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve” (Altenpflegefachkraft).
Programi është shumë i veçantë, me ofertat me të mira të mundëshme se çdo program i deritanishëm, pasi ofron parapërgatitje tremujore në Gjermani (me të gjitha shpenzimet e mbuluara), dhe pastaj të gjitha mundësitë tjera në përshtatjen e profesionit (Anpassungsmaßnahme) me mundësi të punësimit të përhershëm.
Ky projekti i dedikohet të gjithë kandidatëve që:
- Kanë të përfunduar studimet Bachelor në Infermieri;
- Zotërojnë Licencë pune, apo janë në përfundim të saj;
- Kanë njohuri të gjuhës Gjermane, apo janë të gatshëm të investojnë në mësimin e gjuhës Gjermane;
- Në jetën e tyre profesionale, kanë synim dhe motivim për t’u punësuar në Gjermani
- Foto nga prezntimi i projektit dhe perzgjedhja e kandidateve zhvilluar ne mjediset e International Studies Institute nga perfaqesues te Akademie Frankenwarte Wurzburg -