Përshkrimi i detyrave të punës
Pozita |
Ekspert për shqyrtimin e shërbimeve të punësimit në Shqipëri |
Emri i projektit |
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration – SWEI |
Punëdhënësi |
International Studies Institute - ISI |
Numri i ditëve të punës |
10 |
Periudha e angazhimit |
Qershor – Dhjetor 2018 |
Qëllimi i konsulencës
Qëllimi i këtij angazhimi është shqyrtimi dhe analizimi i Shërbimeve të Punësimit në Shqipëri si dhe përgaditja e një raporti me shqyrtime dhe rekomandime për përmirësim të shërbimeve të punësimit në rajonin kufitar Shqipëri-Kosovë.
Përshkrimi i projektit
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik- SWEI është projekt i financuar nga
Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio-ekonomik në rajionin ndër-kufitar Shqipëri-Kosovë.
Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës
Eksperti do të bëjë një shqyrtim dhe analizim të shërbimeve të punësimit të cilat ofrohen nga zyrat e punësimit në rajonin kufitar Shqipëri-Kosovë.
4 ditë pune do të i llogariten për mbledhjen e të dhënave, analizimin e raporteve dhe dokumenteve strategjike, 3 ditë pune për takimet të organizuara në kuadër të projektit në Shqipëri (punëtori dhe takime) dhe takime tjera eventuale me zyrtar nga shërbimet e punësimit. Ndërsa, 3 ditë tjera pune do të llogariten për hartimin e raportit.
Rezultatet e pritshme
- Mblidhen të dhënat sasiore dhe cilësore nga dokumentet e ndryshme strategjike dhe takimet me këshilltarët e punësimit;
- Evidentohen shërbimet e punësimit të ofruara nga zyrat e punësimit;
- Shqyrtohen dhe analizohen shërbimet e punësimit të ofruara nga zyrat e punësimit;
- Ofrohen rekomandime për përmirësim të shërbimeve të punësimit si dhe mundësisë së shkëmbimit të përvojave me shërbimet e punësimit në Kosovë dhe mundësinë e
bashkëpunimit në mes të dy shërbimeve.
- Hartohet një raport me të dhënat e mbledhura dhe rekomandimet për përmirësim të shërbimeve të punësimit.
- Të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit prezantohen dhe diskutohen me akterët e shërbimeve të punësimit në punëtorinë e organizuar në Shqipëri.
Kualifikimet
- Kualifikim i nivelit baçelor, preferohet niveli master, në fushën e shkencave sociale, apo ngjashm;
- Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e hulumtimeve dhe hartimit të raporteve;
- Njohje e mirë e sistemit të ofrimit të shërbimeve publike të punësimit në Kosovë;
- Shkathtësi të mira të analizës së dokumenteve dhe të dhënave si dhe hartimit të raporteve;
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe;
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit.
Raportimi
Ekspert i raporton menaxherit të projektit, Agron Hajdari.
Mënyra e aplikimit
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpermes emailit në email adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.duke dërguar CV-në e tyre deri më 31 Maj 2018.