Përshkrimi i detyrave të punës
Numri i pozitave (2) |
Trajner për Themelim Biznesi |
Emri i projektit |
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration – SWEI |
Punëdhënësi |
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK International Studies Institute – ISI në Shqipëri |
Numri i ditëve të punës |
8 ditë pune/ për trajner |
Periudha e angazhimit |
Tetor 2019 |
Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është mbajtja e trajnimeve për Themelim Biznesi me të rinj të moshave 15-29 të zonës kufitare Shqipëri – Kosovë, sipas standardeve dhe kurrikulës të përcaktuar nga projekti.
Përshkrimi i projektit
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik - SWEI është projekt i Programit për Bashkëpunimin ndër- kufitar Shqipëri-Kosovë i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK) dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISI) në Shqipëri. Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio-ekonomik në rajonin ndër-kufitar Kosovë-Shqipëri.
Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës
Trajnerët e përzgjedhur për mbajtjen e trajnimeve për Themelim Biznesi do të mbajnë trajnime me të rinj të moshave 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë. Projekti do të përzgjedh dy trajner, një në Kosovë dhe një në Shqipëri.
Trajnimet janë intensive 7 ditë nga 8 orë nga 45 minuta, nga ora 9.00 deri në ora 15.00 duke përfshirë një orë pauzë. Trajnimet do të mbahen në ambiente të përshtatshme për punë si dhe projekti do të kujdeset për mjetet e nevojshme për realizimin e trajnimit.
Trajnimet do të zhvillohen në periudhën Tetor 2019, agjenda dhe detajet e organizimit të trajnimit do të përcaktohen nga projekti SWEI.
Gjithsejtë do të mbahen dy trajnime, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Kosovë. 7 ditë punë llogariten për një trajnim dhe një 1 dite pune për hartimin e raportit me vlerësim të përformancës të secilit kandidat të trajnimit.
Rezultatet e pritshme
- 1. Mbajtja e dy trajnimeve me të rinj të papunë të moshës 15-29
- 2. Përgatitja e një plani për mbajtjen e trajnimit (përcaktimi i ditëve të praktikës, orëve teorike etj).
- 3. Përgatitja e ushtrimeve dhe prezantimeve të ndryshme në bazë të kurrikulës që ofron projekti
- 4. Përgatitja e raporteve për mbarëvajtjen e trajnimit dhe për vlerësimin e kandidatëve;
- 5. Dorëzimi i një raporti përmbledhës në fund të trajnimit me vlerësim të përformancës të kandidatëve;
- 6. Bashkëpunimi me projektin SWEI si dhe akterë tjerë (Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Shqipëri, Agjencia e Punësimit në Kosovë)
- 7. Mbajta e evidencës për vijueshmërinë e kandidatëve
Kualifikimet
- 1. Kualifikim të nivelit universitar në administrim biznesi, ekonomi, menaxhment apo të ngjashme;
- 2. Minimumi 5 vite përvojë në mbajtjen e trajnimeve;
- 3. Minimumi 3 vite përvojë në organizimin e trajnimeve për Start-
- 4. Njohuri të dëshmuar në zhvillimin e paketave dhe materialeve mësimore në fushën e AAP-së;
- 5. Njohje e mirë e potencialit zhvillimor ekonomik në brezin kufitar Shqipëri – Kosovë, me theks të veçantë të fushës së Frutave të malit dhe Bimëve Mjekësore;
- 6. Shkathtësi të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të folur dhe shkruar, njohja e gjuhës angleze është
përparësi;
- 7. Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantim
Gjuha
Trajnimi do të mbahet në gjuhën Shqipe
Raportimi
Trajneri i përzgjedhur do ti raportoj menaxherit të projektit SWEI dhe do të punojë dhe konsultohet ngushtë me të. Trajneri, gjatë periudhës së kontratës së tij duhet të dorëzoj me email tek menaxheri i SWEI një përditësim të rregullt javor të përparimit të punës.
Mënyra e aplikimit
Të gjithë të interesuarit për aplikim në Kosovë të dërgojnë CV-ën e tyre në email
adresën qendrThis email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me subjekt “Trajner për Start-up Kosovë”, ndërsa të interesuarit për
aplikim në Shqipëri të dërgojnë CV-ën e tyre në email adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me subjekt “Trajner për
Start-up Shqipëri” më së largu deri më 20.09 2019.
Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.