Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnime
- a) Trajnim për mbledhje, kultivim dhe përpunim të Frutave të Malit dhe
- b) Trajnim për mbledhje, kultivim dhe përpunim të Bimëve Mjekësorë – Aromatike
Hyrje:
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration - SWEI është projekt i Programit për Bashkëpunimin ndër-kufitar Shqipëri-Kosovë i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK) dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISI) në Shqipëri, partner Institucional të projektit janë Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Shqipëri (SHPK) dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK).
Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio- ekonomik në rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.
Qëllimi dhe objektivat e trajnimit:
Trajnimet për Frutat e Malit (FM) dhe Bimët Mjekësore-Aromatike (BMA) do të organizohen më qëllim të aftësimit të të rinjve të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë për tu marrë me veprimtarinë e mbledhjes, kultivimit dhe përpunimit të FM dhe BMA, për të nxitur zhvillimin e veprimtarisë së FM dhe BMA tek të rinjtë, për të krijuar mundësi të punësimit, krijimit të ekonomive familjare dhe themelimit të bizneseve të reja në këtë fushë.
Trajnimet janë të bazuara në Standardet e Profesionit (Punëtor për Mbledhje, Kultivim dhe Përpunim të Frutave të malit dhe Punëtor për Mbledhje, Kultivim dhe Përpunim të Bimëve Mjekësore – Aromatike) të aprovuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë dhe janë në procedurë të aprovimit edhe në Shqipëri.
Në këto lloj trajnime do të marrin pjesë 80 të rinj dhe të reja nga zona kufitare Shqipëri-Kosovë. Numri i trajnimeve është gjithsejtë 4 grupe me nga 20 të rinj, 2 trajnime në Shqipëri (1 trajnim për Frutat e malit dhe 1 trajnim për Bimët Mjekësore) dhe 2 trajnime në Kosovë (1 trajnim për Frutat e malit dhe 1 trajnim për Bimët Mjekësore).
Grupi synues për trajnim:
- 1. Tё rinj dhe të reja të moshës 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë që kanë mbaruar arsimimin e obligueshëm 9 vjeçar;
- 2. Të gjithë të interesuarit e moshës 15-29 vjeçare, të cilët kanë nevojë për aftësim apo ri-aftësim, më qëllim të punësueshmërisë së tyre ose sigurimit të vendit të punës së tyre ekzistuese.
- 3. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuar për tu marrë me veprimtarinë e mbledhjes, kultivimit dhe
përpunimit të FM dhe BMA dhe që kanë potencial për tu marrë me këtë veprimtari.
- 4. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët mbledhin, kultivojnë Frutat e Malit dhe Bimët Mjekësor
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për trajnim:
- Kriteret bazë
- 1. Tё rinj dhe të reja të moshës 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë, në Shqipëri: Rajoni i Lezhës dhe Kukësit, ndërsa në Kosovë komunat: Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Mamushë që kanë mbaruar arsimimin e obligueshëm;
- 2. Duhet të jenë të regjistruar si punë-kërkues tek Zyra e Punës, apo të regjistrohen në momentin e aplikim
- Kriteret specifike
- 3. Përparësi kanë të gjithë rinjtë dhe të rejat e këtyre zonave të cilët shfaqin interesim dhe kanë potencial për tu marrë me veprimtarinë e FM dhe BM
- 4. Përparësi kanë të gjithë rinjtë dhe të rejat që plotësojnë kriterin 1 dhe që merren me mbledhje, kultivim apo përpunim të FM dhe BMA, apo janë marrë në të kaluarën.
- 5. SWEI inkurajon aplikimin e femrave të reja të papuna dhe të rinjtë dhe të rejat nga komunitetet tjera jo-shumicë.
Gjuha e punës:
Trajnimi do të mbahet në gjuhën Shqipe.
Orari dhe kohëzgjatja e trajnimeve:
Trajnimet janë intensive 15 ditë (e Hënë – e Shtunë) nga 8 orë nga 45 minuta, nga ora 9.00 deri në ora
15.00 duke përfshirë një orë pauzë.
Trajnimet do të mbahen në ambiente të përshtatshme për punë dhe se projekti do të kujdeset për mjetet e nevojshme për realizimin e trajnimit.
Disa ditë të trajnimit do të jenë praktikë, andaj kandidatët kërkohen që të udhëtojnë në plantacione dhe ndërmarrje të cilat merren me grumbullim, përpunim të frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore.
Trajnimet do të zhvillohen në periudhën 19 Gusht – 04 Shtator 2019, dhe 09 - 25 shtator 2019 agjenda dhe detajet e organizimit të trajnimit do të përcaktohen nga projekti SWEI dh se kandidatët do të njoftohen me kohë.
Shpenzimet:
Shpenzimet e rrugës, ushqimit dhe të gjitha aktiviteteve të përfshira në programin e trajnimit janë të
mbuluara nga organizatorët.
Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të rimbursohen në vlerë prej 200 EURO për shpenzime të udhëtimit dhe ushqimit për 15 ditë pjesëmarrje në trajnim.
Procedura e aplikimit dhe përzgjedhjes:
Të gjithë të interesuarit mund ta shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar CV-n e tyre dhe një Letër
Motivuese tek Zyrat e Punës në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës, Has dhe Tropojë.
Në Kosovë aplikimi bëhet tek Zyrat e Punës në Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë dhe Malishevë.
Afati i fundit për aplikim është 28 Qershor 2019. Aplikimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Në rastin e aplikimit, ju duhet të cekni për cilin trajnim aplikoni a) frutat e Malit apo b) Bimët Mjekësore.
Vërejtje: CV duhet të jenë të shkruara me kompjuter në Gjuhën Shqipe dhe duhet të përmbaj të dhënat e juaja personale si: Emri dhe Mbiemri, kontakti i telefonit dhe email, shkollimi dhe trajnimet e ndjekura, përvoja e punës (nëse ka), përvojë punë në mbledhje, kultivim dhe përpunim të FM dhe BMA, si dhe të dhëna tjera që konsiderohen të nevojshme për aplikim.
Në letrën Motivuese, ju duhet të përshkruani qëllimin e juaj për të marrë pjesë në këtë trajnim si dhe potencialin e juaj për zhvillim në këtë sektor.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga ekipi i projektit në bashkëpunim me zyrat e punës dhe se kandidatët do të njoftohen me kohë për hapat e mëtutjeshëm në përzgjedhje.
Certifikata e pjesëmarrjes:
Pjesëmarrësit që do ta kompletojnë trajnimin do të marrin certifikata të pjesëmarrjes.
Informata tjera:
Për ndonjë informacion shtesë në lidhje me aplikimin, mund të kontaktoni me ekipin e projektit, për aplikimet në Shqipëri tek Suela Ceka This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , ndërsa në Kosovë Qendresa Svirca This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.për këtë dhe për mundësitë tjera që ofron projekti, shih faqen tonë në facebook: https://www.facebook.com/swei.alks