Hyrje:

Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration - SWEI është projekt i Programit për Bashkëpunimin ndër-kufitar Shqipëri-Kosovë i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK) dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISI) në Shqipëri, partner Institucional të projektit janë Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Shqipëri (SHPK) dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK).

 Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio- ekonomik në rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

 

Qëllimi dhe objektivat e trajnimit:

 Trajnimet për Themelim Biznesi do të organizohen më qëllim të aftësimit të të rinjve të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë për themelim të bizneseve të fushës së frutave të malit dhe bimëve mjekësore apo veprimtarive të ngjashme ekonomike, për të krijuar mundësi të punësimit, krijimit të ekonomive familjare dhe themelimit të bizneseve dhe ndërmarrjeve të reja në këtë fushë.

 

Trajnimet do të mbahen sipas kurrikulës së APPK-së, e cila është e bazuar në standardin e profesionit të aprovuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë.

 

Në këto trajnime do të marrin pjesë 40 të rinj dhe të reja nga zona kufitare Shqipëri-Kosovë.

Numri i trajnimeve është gjithsejtë 2 grupe me nga 20 të rinj, një grup në Shqipëri dhe një grup në Kosovë.

 

 Grupi synues për trajnim:

 

  1. 1. Tё rinj dhe të reja të moshës 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë që kanë mbaruar arsimimin e obligueshëm 9 vjeçar;
  2. 2. Të gjithë të interesuarit e moshës 15-29 vjeçare, të cilët kanë nevojë për aftësim apo ri-aftësim, më qëllim të punësueshmërisë së tyre ose sigurimit të vendit të punës së tyre ekzistues.
  3. 3. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuar për të filluar veprimtari ekonomike dhe që kanë potencial për të filluar një veprimtare ekonomike, me veçanti në fushën e Frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore-Aromatike.
  4. 4. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët merren me mbledhjen, kultivimin dhe përpunimin e Frutave të

Malit dhe Bimët Mjekësore-Aromatike.

 

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për trajnim:

  • Kriteret bazë
  1. 1. Tё rinj dhe të reja të moshës 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë, në Shqipëri: Rajoni i Lezhës dhe Kukësit, ndërsa në Kosovë komunat: Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Mamushë që kanë mbaruar arsimimin e obligueshëm;
  2. 2. Duhet të jenë të regjistruar si punë-kërkues tek Zyra e Punës, apo të regjistrohen në momentin e aplikim
  • Kriteret specifike
  1. 3. Përparësi kanë të gjithë rinjtë dhe të rejat e këtyre zonave të cilët shfaqin interesim dhe kanë potencial për të zhvilluar veprimtari ekonomike në sektorin e Frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore-Aromatike.
  2. 4. Përparësi kanë të gjithë rinjtë dhe të rejat që plotësojnë kriterin 1 dhe që merren me mbledhje, kultivim apo përpunim të FM dhe BMA, apo janë marrë në të kaluarën.
  3. 5. SWEI inkurajon aplikimin e femrave të reja të papuna dhe të rinjtë dhe të rejat nga komunitetet tjera jo-shumicë.

 

Gjuha e punës:

 

Trajnimi do të mbahet në gjuhën Shqipe.

 

Orari dhe kohëzgjatja e trajnimeve:

Trajnimet janë intensive 7 ditë (e Hënë – e Shtunë) nga 8 orë/ditë nga 45 minuta, nga ora 9.00 deri në ora

15.00 duke përfshirë një orë pauzë.

Trajnimet do të mbahen në ambiente të përshtatshme për punë dhe se projekti do të kujdeset për mjetet e nevojshme për realizimin e trajnimit.

Trajnimet do të zhvillohen në periudhën Tetor 2019, agjenda dhe detajet e organizimit të trajnimit do të përcaktohen nga projekti SWEI dh se kandidatët do të njoftohen me kohë.

 Shpenzimet:

Shpenzimet e rrugës, ushqimit dhe të gjitha aktiviteteve të përfshira në programin e trajnimit janë të

mbuluara nga organizatorët.

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të rimbursohen në vlerë prej 140 EURO për shpenzime të udhëtimit dhe ushqimit për 7 ditë pjesëmarrje në trajnim.

 

Procedura e aplikimit dhe përzgjedhjes:

Të gjithë të interesuarit nga Shqipëria mund ta shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar CV-n e tyre dhe një

Letër Motivuese tek Zyrat e Punës në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës, Has dhe Tropojë.

Në Kosovë aplikimi bëhet tek Zyrat e Punës në Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë dhe Malishevë.

Po ashtu kandidatët mund të aplikojnë edhe përmes email adresës në Shqipëri tek Suela Ceka This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ndërsa në Kosovë Qendresa Svirca This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me subjekt Aplikim për Trajnimin për Themelim Biznesi. Afati i fundit për aplikim është 25 Shtator 2019.

 

Vërejtje: CV duhet të jenë të shkruara në Gjuhën Shqipe dhe duhet të përmbaj të dhënat e juaja personale si: Emri dhe Mbiemri, kontakti i telefonit dhe email, shkollimi dhe trajnimet e ndjekura, përvoja e punës (nëse ka), si dhe të dhëna tjera që konsiderohen të nevojshme për aplikim.

Në letrën Motivuese, ju duhet të përshkruani qëllimin e juaj për të marrë pjesë në këtë trajnim si dhe potencialin e juaj për zhvillim në këtë sektor.

 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga ekipi i projektit në bashkëpunim me zyrat e punës dhe se kandidatët do të njoftohen me kohë për hapat e mëtutjeshëm në përzgjedhje.

 Certifikata:

 Pjesëmarrësit të cilët përfundojnë me sukses trajnimin do të pajisen me certifikatë.

 Informata tjera:

 

Për ndonjë informacion shtesë në lidhje me aplikimin, mund të kontaktoni me ekipin e projektit, për aplikimet në Shqipëri tek Suela Ceka info@isi.al, ndërsa në Kosovë Qendresa Svirca

qendresa.svirca@appk.org, për këtë dhe për mundësitë tjera që ofron projekti, shih faqen tonë në

facebook:  https://www.facebook.com/swei.alks