Përshkrimi i detyrave të punës
Pozita |
Konsulent për realizimin e vlerësimit përfundimtar të zbatimit të projektit SWEI |
Emri i projektit |
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration – SWEI |
Punëdhënësi |
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë - APPK |
Numri i ditëve të punës |
Deri në 15 ditë pune |
Periudha e angazhimit |
24 shkurt – 30 mars 2020 |
Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është realizimi i vlerësimit përfundimtar të zbatimit të projektit “Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration” – SWEI.
Përshkrimi i projektit
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration - SWEI është projekt i Programit për Bashkëpunimin ndër-kufitar Shqipëri-Kosovë i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK) dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISI) në Shqipëri. Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio-ekonomik në rajonin ndër-kufitar Kosovë-Shqipëri.
Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës
Qëllimi i angazhimit të konsulentit është realizimi i vlerësimit përfundimtar të zbatimit të projektit, përkatësisht vlerësimi i shkallës së zbatimit të aktiviteteve të projektit.
Vlerësimi duhet të realizohet përmes katër aspekteve në vijim:
1) Efikasiteti – deri në çfarë mase janë arritur objektivat e projektit dhe cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në (mos)arritjen e objektivave të projektit.
2) Relevanca – sa ka qenë i dobishëm projekti për grupet e synuara të projektit, në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave që ndërlidhen me ndërhyrjet e projektit.
3) Qëndrueshmëria – vlerësimi nëse rezultatet e arritura të projektit do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe pas përfundimit të projektit dhe si është zbatuar projekti në kontekstin institucional.
4) Procesi – sa ka qenë rrjedha e procesit e mjaftueshme dhe e kënaqshme dhe si mund të përmirësohet.
Metodologjia për realizimin e vlerësimit përfundimtar të projektit duhet të përfshijë:
- Rishikimin e dokumenteve të projektit (raporteve, planeve dhe publikimeve tjera).
- Realizimin e intervistave me ekipin menaxhues të projektit, me bashkëpunëtorët institucional të projektit dhe përfituesit tjerë nga aktivitetet e projektit në Kosovë dhe Shqipëri.
- Krahasimin e caqeve të synuara të projektit me treguesit e arritshmërisë.
Raporti i vlerësimit përfundimtar të projektit duhet të ndjekë strukturën në vijim:
- Përmbledhjen ekzekutive
- Përshkrimi i arritjeve të projektit (përshkrimi i objektivave dhe rezultateve të arritura)
- Vlerësimi i projektit (Efikasiteti, Relevanca, Qëndrueshmëria dhe Procesi)
- Mësimet e nxjerra dhe rekomandimet
- Lista e takimeve dhe vizitave gjatë vlerësimit (shtojcë).
Rezultatet e pritshme
1) Mblidhen të dhënat sasiore lidhur me treguesit e zbatimit të projektit;
2) Të gjithë përfituesit institucional të projektit ofrojnë vlerësimin e tyre mbi zbatimin e aktiviteteve përkatëse të projektit;
3) Hartohet raporti i vlerësimit përfundimtar të projektit;
Kualifikimet
- Kualifikim i nivelit baçelor, preferohet niveli master, në fushën e shkencave sociale.
- Njohuri mbi projektet të fondit IPA të Bashkimit Evropian për projektet e bashkëpunimit ndërkufitar.
- Njohje e mirë e sistemit të aftësimit profesional dhe punësimit në Kosovë dhe Shqipëri.
- Përvojë në vlerësimin e projekteve, në veçanti projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, minimumi përvojë në vlerësimin e 3 projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian..
- Shkathtësi të mira të shkrimit të hulumtimeve, raporteve, analizave, e tjera.
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze.
Raportimi
Konsulenti i përzgjedhur do ti raportoj menaxherit të projektit SWEI.
Dokumenti duhet të dorëzohet në formë elektronike (në formatin Ms Word, fonti Times New Roman, madhësia e fontit 12), në gjuhën angleze.
Mënyra e aplikimit
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmes email-it në email adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.me subjekt “Konsulent për realizimin e vlerësimit përfundimtar të zbatimit të projektit SWEI” duke dërguar CV-në dhe një letër motivuese të tyre më së largu deri më 31 Janar 2020, ora 17:00.
Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.