FTESË PËR APLIKIM
Programi: STUDIME PROFESIONALE NË GJERMANI – “AUSBILDUNG”
Profesioni: “PËRKUJDESËS PROFESIONAL”- INFERMIER (“PFLEGEFACHKRAFT”)
Viti përgatitor 2021/2022
International Studies Institute-ISI në Shqipëri së bashku me Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK janë në partneritet me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si Diakonie (Baden Württemberg) nga viti 2014, pastaj prej vitit 2019 edhe me Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, apo AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimin si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.
FTESË PËR APLIKIM PËR AUSBILDUNG “Pflegefachkraft”
Pjesa e përgjithshme:
- Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë periudhës Korrik 2021
- Fillimi i programit përgatitor një vjeçar në Shqipëri/Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga data 15 gusht 2021
- Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji gusht-shtator 2022
Kritere per Aplikantet:
- Të keni përfunduar shkollën e mesme (çfarëdo drejtimi)
- Të jeni të gatshëm dhe të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”
- Të jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane (informatat më të detajuara i gjeni në pjesën vijuese)
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës gjermane tek ISI/APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës do të mbulohet nga kandidati me një marrëveshje të tillë që me rastin e shkuarjes në Gjermani, në muajin gusht-shtator 2021, 50% e kostos së përgjithshme të nivelit A1 - B2 i kthehet kandidatit nga programi.
Të gjithë kandidatët e pranuar në program, pas përfundimit të fazës përgatitore një vjeçare (para shkuarjes në Gjermani), duhet të arrijnë njohuritë e gjuhës gjermane - niveli B2.
Njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program, përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:
- Ata të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane ndjekin mësimin e gjuhës gjermane tek ISI deri në nivelin e kërkuar – B2
- Ata të cilët e njohin gjuhën gjermane pjesërisht i nënshtrohen një testi vlerësues tek ISI, ku përcaktohet se nga cili nivel apo pjesë të nivelit duhet të vazhdohet kursi tek ISI.
- Ata të cilët posedojnë njohuri të certifikuara nga Goethe Institut dhe ÖSD për nivelin e kërkuar B2 nuk kanë nevojë të vijojnë kursin tek ISI, përveç aktiviteteve para integruese.
- Përkrahje përgjatë tërë programit një vjeçar të përgatitjes në Shqipëri I tërë procesi dhe përkrahja realizohet pa asnjë kosto financiare për kandidatin. Të gjitha shpenzimet, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, qëndrimi 10 ditor për hospitim në Gjermani (para fillimit të programit AUSBILDUNG), kostoja e fluturimit të parë, mbulohen nga programi.
- Vijimi i tërësishëm trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, ashtu që mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit behët nga të ardhurat mujore të kandidatit me rastin e vijimit të AUSBILDUNG, sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
- Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.
Mënyra e Aplikimit
Aplikimi bëhet vetëm online, duke dërguar një e-mail në me subjekt “Aplikimi për AUSBILDUNG 01072021_” Emri dhe mbiemri”, jo më larg se data më 20.07.202. E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:
- Letër Motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke e prezantuar në formë autentike (origjinale) motivin, arsyet dhe gatishmërinë për të aplikuar në këtë program
- CV-në në formatin Europass (me foto)
- Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto). Kandidatët të cilët sivjet diplomojnë dhe nuk e posedojnë akoma diplomën duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës njëmbëdhjetë - 11. Këtë çështje sqarojeni ju lutem edhe me fjalë në shkresën motivuese.
Të gjithë aplikuesit do të marrin një informatë kthyese në lidhje me aplikimin dhe proceset e mëtejme.
Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +355 (0)45628000 ose na shkruani në
E mirëpresim aplikimin tuaj,
Stafi i International Studies Institute (ISI)