FTESË PËR APLIKIM:

Licencohu dhe Punësohu në Gjermani si Infermier i përgjithshëm

Partnerët: APPK (lidere në Kosovë), WBS (qendra më e madhe e trajnimeve në Gjermani) dhe punëdhënësi Vivantes nga Berlini (njëri prej institucioneve shëndetësore-lidere në Gjermani), kanë autorizuar organizatën ISI (International Studies Institute) nga Tirana që  programin  e tyre ta prezantojnë dhe administrojnë për kandidatët nga Republika e Shqipërisë.

Kemi kënaqësinë të ju ftojnë të aplikoni në Programin më të avancuar deri më tani për Licencim si Infermier i përgjithshëm dhe punësim si Përkujdesës Profesional për të Moshuar, apo siç e quajnë në Gjermani Altenpflegefachkraft, tek njëri prej punëdhënësve me të qëndrueshëm në Gjermani- Vivantes nga Berlini.

Nëse:

  • Keni të përfunduara studimet Bachelor për Infermieri të përgjithshme (apo jeni në prag të diplomimit);
  • Posedoni Licencë pune, apo jeni në proces të marrjes së saj;
  • Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
  • Keni synim dhe motivim për tu licencuar dhe punuar në Gjermani.

Ju ofrohet:

  • Mësimi falas i gjuhës Gjermane;
  • Përkrahje gjatë tërë procesit para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa pagesë;
  • Pagat më të larta në Gjermani, për këtë kualifikim.

Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë, duke plotësuar formularin në google formë (klikoni apo kopjoni linkun): https://forms.gle/cCL9JYiGS8D65GHt8

                                                                                   

Afati i aplikimit deri me 20.02.2022, në ora 17:00.

Stafi APPK Prishtinë dhe ISI Tiranë