FTESË PËR SHPREHJE INTERESIMI:

Licencohu dhe Punësohu në Gjermani si Infermier i përgjithshëm

 

Partnerët: APPK (lidere në Kosovë), WBS (qendra më e madhe e trajnimeve në Gjermani) dhe punëdhënësi Vivantes nga Berlini (njëri prej institucioneve shëndetësore-lidere në Gjermani), kanë autorizuar organizatën ISI nga Tirana që  programin  e tyre  për Licencim dhe Punësim ta prezantojnë dhe administrojnë për kandidatët nga Republika e Shqipërisë.

Faza e parë e aplikimeve tani më ka përfunduar ashtu që me datën 04.03.2021 pritet të nënshkruhen kontratat me kandidatet e pranuar në program, nën prezencën e drejtpërdrejtë të punëdhënësit Vivantes nga Berlini.

 

Ne si ISI kemi planifikuar të shfrytëzojmë këte rast të jashtëzakonshëm të prezencës fizike të punëdhënësit në Ambientet e ISI-së në Tiranë dhe të ju ofrojmë të interesuarve për këte program një Takim informues dhe Prezantues, prandaj

Nëse:

  • Keni të përfunduara studimet Bachelor për Infermieri të përgjithshme (apo jeni në prag të diplomimit);
  • Posedoni Licencë pune, apo jeni në proces të marrjes së saj;
  • Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
  • Keni synim dhe motivim për tu licencuar dhe punuar në Berlin në Gjermani.

 

Ju ofrohet:

  • Mësimi falas i gjuhës Gjermane;
  • Përkrahje gjatë tërë procesit para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa pagesë;
  • Pagat më të larta në Gjermani, për këtë kualifikim, pra

 

Ftohen të Interesuarit që të shprehin interesimin e tyre për këte Takim duke na dërguar me e-mail  në adresën  këto të dhëna:

  • Emri dhe Mbiemri
  • i celularit (telefonit)
  • Studimet e përfunduara apo në përfundim për profesionin............... tek universiteti..........................

 

Takimi informues do të organizohet me 04.03.2022 prej orës 11.00-13:00, në ambientet e Organizatës ISI, në adresën......................................

Afati i shprehjes se interesimit deri me 03.03.2022, në ora 15:00.

 

Stafi APPK Prishtinë dhe ISI Tiranë