FTESË PËR APLIKIM PËR TË NDJEKUR SHKOLLIMIN NË DEGËN E INFERMIERISË NË GJERMANI  (PFLEGEFACHKRAFT) 19.05.2023

 

International Studies Institute dhe APPK,  shpallin këtë vit me porosi të partnerit në Gjermani Diakonie:

 FTESËN PËR APLIKIM PËR 20 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

 

  1. Pjesa e përgjithshme:

 

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet përgjatë intervalit kohor 01.06.-07.07.2023 (Aplikimi, Takimet informuese, Bisedat prezantuese etj.).
  • Fillimi i programit 1-vjeçar në Shqipëri, për kandidatët e përzgjedhur, 17.07.2023 - 30.06.2024.
  • Zhvendosja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG ne Periudheni Gusht - Shtator 2024.

 

  1. Çfarë kërkohet nga Aplikuesi:

 

  • Të keni të përfunduar shkollën e mesme (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazi me afinitet në lëndët si biologji, kimi dhe lëndët shoqërore, apo e përfundoni këtë vit deri në Korrik 2023.
  • Të jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG 3-vjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”.
  • Të jeni të gatshëm të mësoni dhe të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane.

 

  1. Çfarë i ofrohet Aplikuesit:

 

  • Mësimi i gjuhës Gjermane nën kujdesin e International Studies Institute deri në nivelin B2, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 60%.
  • Ata të cilët kanë njohuri paraprake, dhe zoterojnë Certifikatën nga një institucion i pranuar ndërkombëtarisht, nuk kanë nevojë të përsërisin nivelet e përfunduara por vazhdojnë me nivelet e tjera.
  • Përkrahje përgjatë gjithë programit 1-vjeçar të përgatitjes në Shqipëri si përkthimin e dokumenteve, taksën e vizës, hospitimin, koston e fluturimit të parë, të cilat organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
  • Hospitimi 2-javor në Gjermani, një formë shtesë nga ky vit, gjatë muajit Prill 2024, i organizuar dhe financuar nga Programi AUSBILDUNG.
  • Vijimi 3-vjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani ku mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
  • Pas përfundimit të programit AUSBILDUNG, kandidati është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij, si: mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani apo kthimi në Shqipëri, pra sipas dëshirës, që do të thotë qe nuk ka kufizime/kushtëzime nga programi AUSBILDUNG.

 

Shënime të veçanta:

 

Të gjithë kandidatët, të cilët kanë vendosur të regjistrohen në degën e Infermierisë - Nivelin Bachelor në Shqipëri, me synim që pas përfundimit të studimeve të shkojnë në Gjermani për të ushtruar këtë profesion, ju duhen:

  • 3 vite studim dhe financim në Shqipëri,
  • 1 vit mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B2 në Shqipëri,
  • 1 vit në Gjermani për ta bërë njohjen e kualifikimit.

                pra 5 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i diplomuar në Gjermani”.

 

Programi AUSBILDUNG e ofron mundësinë e marrjes së titullit të njëjtë “Infermier i diplomuar në Gjermani”:

  • 1 vit mësim i gjuhës Gjermane në Shqipëri (deri në nivelin B2).
  • 3 vite tjera të programit Ausbildung në Gjermani (me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga programi AUSBILDUNG).

                pra 4 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i diplomuar në Gjermani”, pa financime shtesë.

 

  1. Forma e aplikimit:

 

Në pikat vijuese, gjeni të gjitha udhezimet për aplikim:

  • Aplikimi behët vetëm online, dmth. duke dërguar dosjen e aplikimit në adresen E-mail:

Aplikimi bëhet nga data 19.05.2023 dhe mbetët i hapur deri me 04.06.2023, në ora 17:00.

  • Aplikimi duhet të përmbajë:
    1. Diplomën e shkollës se mesme: Ata të cilët akoma nuk e kanë marrë, le të përgatisin një shkresë sqaruese, në një format A4, të plotësuar me kompjuter apo me dorë, se kur pritet ta marrin diplomën dhe këtë shkresë e skanoni dhe e bashkëngjisni te aplikimi
    2. Dëftesën e klasës 12: Ata të brezit te sivjetme, të cilët ndoshta nuk e kanë marrë akoma, duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës se 11-të nga viti shkollor 2021/2022.
    3. Një foto: të formatit të ngjashëm me të pasaportës (mund ta bëni edhe vetë me telefon).
    4. Një Letër Motivimi: Një letër në të cilën ju shprehni arsyet se përse ju pëlqen ky profesion.
  • Secilit që aplikon, do t’i mundësohet të marrë pjesë në takimet informuese që organizohen në Qershor. Për kohën e saktë do të informoheni përmes e-mailit tuaj që e keni në aplikim. Në takimet informuese, do të informoheni edhe me detajisht rreth kërkesës dhe ofertës se programit AUSBILDUNG. Pjesëmarrja në takimet informuese është e detyrueshme dhe është njëri prej parakushteve për t’u kualifikuar më tutje.
  • Aplikimi konsiderohet i përfunduar pasi te jete dërguar dosja e aplikimit ne .

Për cdo pyetje informuese mund të na shkruani në email apo mund të telefononi në numrat:

+355 45628000

069 6241960

Gjithashtu mund të kaloni dhe në zyrat tona në adresen Rruga Pjetër Bogdani Nr.5 (në zonën e ish-bllokut, ngjitur me Bar Colonial)

 

Shumë suksese dhe mirëpresim aplikimin tuaj,

19 Maj 2023, Stafi i International Studies Institute